PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8435, DATË 28. 12. 1998 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Ligji nr. 8519, datë 30 korrik 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8519
- Data e miratimit
- 30 korrik 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 23, 4 shtator 1999
- Hyn në fuqi
- 19 shtator 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 23, datë 1999-09-04
LIGJ
Nr. 8519, datë 30.7.1999
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8435, DATË 28. 12. 1998 “PËR
SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr. 8435, datë 28. 12. 1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në nenin 10 paragrafi 14 në fund të tij të shtohen fjalët: “si dhe pensionistët e të sëmurët
kronikë që kurohen jashtë shtetit. ”
Neni 2
Në nenin 10 shtohet paragrafi 15:
“15. Tregtarët e vegjël dhe banorët e zonave kufitare e paguajnë taksën e solidaritetit në
pikat e kalimit kufitar një herë në muaj. ”
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 2443, datë 19.8.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.