Ligj

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR MJETET E NDALIMIT DHE TË PARANDALIMIT TË IMPORTIT, EKSPORTIT DHE TRANSFERIMIT TË PALIGJSHËM TË PRONËSISË SË PASURISË KULTURORE

Ligji nr. 8523, datë 9 shtator 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8523
Data e miratimit
9 shtator 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 15 tetor 1999
Hyn në fuqi
30 tetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 1999-10-15

LIGJ

Nr.8523, datë 9.9.1999

PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN PËR MJETET E

NDALIMIT DHE TË PARANDALIMIT TË IMPORTIT, EKSPORTIT DHE

TRANSFERIMIT TË PALIGJSHËM TË PRONËSISË SË PASURISË KULTURORE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, si dhe të ligjit nr.8371,

datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e

Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në Konventën për mjetet e ndalimit dhe të parandalimit të

importit, eksportit dhe transferimit të paligjshëm të pronësisë së pasurisë kulturore.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare

Shpallur me dekretin nr.2445, datë 9.9.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

KONVENTA MBI MJETET E NDALIMIT DHE TË PARANDALIMIT TË IMPORTIT DHE

EKSPORTIT DHE TRANSFERIMIT TË PALIGJSHËM TË PRONËSISË SË PASURISË

KULTURORE

Miratuar nga Konferenca e Përgjithshme mbajtur në sesionin e 16-të

Paris, 14 nëntor 1970

UNESCO

Konferenca e Përgjithshme e Organizatës Kulturore, Arsimore Shkencore e Kombeve të

Bashkuara që u mblodh në Paris nga 12 tetor deri 14 nëntor 1970 në sesionin e saj të 16-të.

Duke kujtuar rëndësinë e klauzolave të përfshira në Deklaratën e Parimeve për

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.