Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN TË ZHVILLIMIT EKONOMIK ARAB PËR PROJEKTIN E RRUGËS KOMBËTARE ELBASAN - QAFA E THANËS”

Ligji nr. 8524, datë 9 shtator 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8524
Data e miratimit
9 shtator 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 26, 15 tetor 1999
Hyn në fuqi
30 tetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 26, datë 1999-10-15

LIGJ

Nr.8524, datë 9.9.1999

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË DHE FONDIT KUVAJTIAN TË ZHVILLIMIT EKONOMIK ARAB PËR

PROJEKTIN E RRUGËS KOMBËTARE ELBASAN - QAFA E THANËS”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës me propozimin e Këshillit

të Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Fondit

Kuvajtian të Zhvillimit Ekonomik Arab për projektin e Rrugës Kombëtare Elbasan - Qafa e

Thanës”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2446, datë 9.9.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Numri i huasë 575

MARRËVESHJE E HUASË MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE FONDIT

KUVAJTJAN PËR ZHVILLIM EKONOMIK ARAB PËR PROJEKTIN E RRUGËVE

NACIONALE (ELBA SAN - QAFË THANË)

Marrëveshja e datës 28.6.1999 midis Republikës së Shqipërisë (e quajtur këtej e tutje

Huamarrësi) dhe Fondi Kuvajtjan për Zhvillim Ekonomik Arab (i quajtur këtej e tutje Fondi) nga

ana tjetër.

Huamarrësi i ka kërkuar Fondit ta ndihmojë në financimin e Projektit të Rrugëve

Nacionale seksioni Elbasan – Librazhd e përshkruar në listën 2 të kësaj Marrëveshjejeje, dhe (i

quajtur këtej e tutje Projekt). Përgjegjësia për kryerjen e Projektit në fjalë do të jetë e Drejtorisë së

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.