Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7662, DATË 19.1.1993 “PËR SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE”

Ligji nr. 8529, datë 23 shtator 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8529
Data e miratimit
23 shtator 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 22 tetor 1999
Hyn në fuqi
6 nëntor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1999-10-22

LIGJ

Nr.8529, datë 23.9.1999

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7662, DATË 19.1.1993 “PËR

SHËRBIMIN E MBROJTJES SË BIMËVE”

Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.7662, datë 19.1.1993 bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 1 paragrafi 5 ndryshohet si vijon:

"Me "Produkt për Mbrojtjen e Bimëve (PMB)” emërohet çdo produktet që përmban një

ose më shumë lëndë aktive të cilat përdoren:

a) për mbrojtjen e bimëve dhe të produkteve bimore nga parazitët ose për parandalimin e

veprimit të tyre;

b) për të ndikuar në proceset jetësore të bimëve, por me veprim të ndryshëm nga plehërat

kimike (për shembull: rregullatorët e rritjes);

c) për të shkatërruar bimët e padëshirueshme ose pjesët bimore, si dhe për të mbajtur nën

kontroll ose për të parandaluar rritjen e pjesëve bimore të padëshirueshme.”

Pas paragrafit 7 shtohen këta paragrafë:

“Me “Mbetje të PMB-së” nënkuptohet një ose më shumë lëndë aktive të pranishme në

bimë ose në produkte me origjinë bimore, në produkte të ngrënshme me origjinë shtazore ose në

mjedis si pasojë e përdorimit të PMB -së, duke përfshirë këtu metabolitet dhe produktet që dalin

nga shpërbërjet e tyre."

Me “Mbrojtje të integruar” nënkuptohet përdorimi i kombinuar dhe i arsyeshëm i masave

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.