PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME GJI
Ligji nr. 8528, datë 23 shtator 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 19 maj 2016.
- Numri
- 8528
- Data e miratimit
- 23 shtator 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 tetor 1999
- Hyn në fuqi
- 6 nëntor 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1999-10-22
LIGJ
Nr.8528, datë 23.9.1999
PËR NXITJEN DHE MBROJTJEN E TË USHQYERIT ME GJI
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ky ligji ka për qëllim të nxitë dhe të mbrojë të ushqyerit me gji, si dhe të rregullojë
tregtimin e zëvendësuesve të qumështit të gjirit për të ushqyerit e shëndetshëm të fëmijëve.
Neni 2
Në zbatim të këtij ligji, termat vijues kanë këto kuptime:
a) “Reklama” kuptohet reklamimi me çdo mjet për nxitjen, shitjen ose për konsumin e
prodhimeve të zëvendësuesve të qumështit të gjirit.
b) “Ushqim plotësues” kuptohet çdo ushqim i përshtatshëm, i paraqitur për ushqim shtesë
të qumështit të gjirit, formula për foshnja ose formula pasuese.
c) “Mbajtëse” kuptohet çdo formë paketimi i produktit të përcaktuar për shitje si një njësi
për shitje me pakicë, duke përfshirë edhe ambalazhin.
ç)“Produkt i përcaktuar për shitje” kuptohet :
- Formulë për foshnjat, e cila nënkupton qumështin ose një produkt të ngjashëm me
qumështin, me origjinë shtazore ose bimore, i përgatitur industrialisht, që tregtohet për ushqimin
e foshnjave dhe të fëmijëve të vegjël, nga lindja deri në gjashtë muaj.
- Formulë pasuese, e cila nënkupton qumështin ose një produkt të ngjashëm me
qumështin, me origjinë shtazore ose bimore, i përgatitur industrialisht, që tregtohet si ushqim për
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 14 shkurt 2013 · 58/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999 “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”
- 19 maj 2016 · 53/2016 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8528, datë 23.9.1999, “Për nxitjen dhe mbrojtjen e të ushqyerit me gji”, të ndryshuar
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.