Për privatizimin e hidrocentraleve vendore
Ligji nr. 8527, datë 23 shtator 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 2 shkurt 2006.
- Numri
- 8527
- Data e miratimit
- 23 shtator 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 tetor 1999
- Hyn në fuqi
- 6 nëntor 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1999-10-22
LIGJ
Nr.8527, datë 23.9.1999
PËR PRIVATIZIMIN E HIDROCENTRALEVE VENDORE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Me hidrocentrale vendore kuptohen ato hidrocentraleve që kanë fuqi të instaluar nën 2
MW.
Neni 2
Hidrocentralet me fuqi nën 2 MW të privatizohen si objekte të veçanta. Forma e
privatizimit të tyre është ankandi për transferimin e të drejtës së pronësisë, si dhe transf erimi i të
drejtës së zhvillimit nëpërmjet kontratave koncensionare. Procedurat e ankandit dhe të kontratave
koncensionare të realizohen në përputhje me aktet normative në fuqi.
Neni 3
Çmimi i shitjes së energjisë elektrike të prodhuar nga këto hidrocent rale të bëhet sipas
tarifave të përcaktuara nga Enti Rregullator i Sektorit të Energjisë Elektrike.
Neni 4
Të ardhurat ng shitja e këtyre objekteve të ndahen si vijon:
- 95 për qind për KESH-in, sha;
- 5 për qind për Agjencinë Kombëtare të Privatizimit.
Neni 5
Ngarkohet Ministria e Ekonomisë Publike dhe Privatizimit për zbatimin e këtij ligji.
Neni 6
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtre.
Shpallur me dekretin nr.2451, datë 5.10.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Aktet që e ndryshojnë
- 2 shkurt 2006 · 9470 · Për një shtesë në ligjin nr.8527, datë 23.9.1999 “Për privatizimin e hidrocentraleve vendore
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.