PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Ligji nr. 8530, datë 23 shtator 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 16 dhjetor 2010.
- Numri
- 8530
- Data e miratimit
- 23 shtator 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 27, 22 tetor 1999
- Hyn në fuqi
- 6 nëntor 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1999-10-22
LIGJ
Nr.8530, datë 23.9.1999
PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti i ligjit
1. Ky ligj rregullon ofrimin e veprimtarive postare, kushtet e kryerjes së shërbimeve
postare, rolin e shtetit në sektorin postar, si dhe të drejtat dhe detyrat përkatëse të operatorëve dhe
të përdoruesve.
Neni 2
Qëllimi
Qëllimi i këtij ligji është:
1. Sigurimi i ofrimit të shërbimit bazë postar në të gjithë territorin e Republikës së
Shqipërisë.
2. Mbrojtja e interesave të përdoruesve dhe sigurimi i trajtimit të barabartë të tyre.
3. Nxitja e konkurrencës së lirë dhe efektive në ofrimin e shërbimeve postare.
4. Nxitja e përmirësimit të vazhdueshëm të cilësisë së shërbimit.
5. Sigurimi i sekretit të korrespondencës dhe trajtimi konfidencial i të gjitha të dhënave
për përdoruesin.
Neni 3
Përkufizime
Në kuptim të këtij ligji e në përputhje me terminologjinë ndërkombëtare në fushën e
postave, sipas Glosarit të përcaktuar nga Bashkimi Postar i Përbotshëm (UPU), termat e
mëposhtme kanë kuptimin që vijon:
1.”Shërbime postare” kuptohen shërbimet e kryera kundrejt pagesës për transmetimin e
objekteve të postës së letrave ose për transmetimin e kolive të adresuara, deri në një peshë 30 kg
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 29 prill 2004 · 9223 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 "PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË"
- 11 maj 2009 · 10132 · PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 “PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR
- 16 dhjetor 2010 · 10361 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8530, DATË 23.9.1999 "PËR SHËRBIMIN POSTAR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË", TË NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.