Ligj

Për shërbimin e kontrollit të plehërave kimike

Ligji nr. 8531, datë 23 shtator 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8531
Data e miratimit
23 shtator 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 22 tetor 1999
Hyn në fuqi
6 nëntor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1999-10-22

LIGJ

Nr.8531, datë 23.9.1999

PËR SHËRBIMIN E KONTROLLIT TË PLEHËRAVE KIMIKE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Qëllimi i këtij ligji është të mundësojë kontrollin e plehërave kimike, të importit dhe të

vendit, që qarkullojnë në tregun shqiptar, për të siguruar përdorimin e plehërave të sigurta e

cilësore, në përputhje me kërkesat për ruajtjen e shëndetit të njerëzve, të kafshëve, të bimëve, për

mbrojtjen e mjedisit dhe për mbrojtjen e interesave të konsumatorit.

Neni 2

Për efekt të këtij ligji, termat e mëposhtëm kanë këto kuptime:

"Shërbimi i kontrollit të plehërave kimike" është organizm i i ngritur për zbatimin e këtij

ligji dhe të akteve nënligjore.

"Pleh" është lënda organike ose inorganike, që përmban një ose më shumë elemente

ushqyese bimore të njohura, të cilat nevojiten për rritjen dhe zhvillimin e bimëve.

"Lënda aktive" kuptohet sa sia e elementit apo elementeve ushqyese, në një njësi plehu e

shprehur në përqindje.

"Administratori i shërbimit të kontrollit të plehërave kimike" është personi i ngarkuar për

drejtimin e shërbimit të kontrollit të plehërave kimike.

"Analizist" është personi zyrtar, që kryen analizat e plehërave kimike, në përputhje me

metodat standarde të kryerjes së këtyre analizave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.