Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVE NAZIFASHISTË TË POPULLIT SHQIPTAR”

Ligji nr. 8526, datë 23 shtator 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8526
Data e miratimit
23 shtator 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 27, 22 tetor 1999
Hyn në fuqi
6 nëntor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 27, datë 1999-10-22

LIGJ

Nr.8526, datë 23.9.1999

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.7874, DATË 17.11.1994 “PËR

STATUSIN E VETERANIT TË LUFTËS KUNDËR PUSHTUESVE NAZIFASHISTË TË

POPULLIT SHQIPTAR”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.7874, datë 17.11.1994 bëhen këto shtesa e ndryshime:

Neni 1

Titulli i ligjit nr.7874, datë 17.11.1994 “Për statusin e veteranit të luftës kundër

pushtuesve nazifashistë të popullit shqiptar” ndryshon si vijon:

“Për statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare të popullit shqiptar.”

Neni 2

Neni 2 ndryshohet si vijon:

“Statusin e veteranit të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare e për fitojnë shtetasit

shqiptarë e të huaj, që kanë marrë pjesë me armë në dorë në Luftën Antifashiste

Nacionalçlirimtare kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre, që nga 7 prilli i

vitit 1939 deri më 29 nëntor 1944; luftëtarët e inkuadruar në ato njësi të Ushtrisë

Nacionalçlirimtare, që luftuan jashtë kufijve tanë shtetërore deri më 9 maj 1945; ata që kanë

zhvilluar veprimtari të organizuar antifashiste nacionalçlirimtare në ilegalitet, në prapavijë të

armikut e në zonat e çliruara; kryefamiljarët e atëhershëm të familjeve të njohura si baza të Luftës

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.