PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E MIKROKREDISË”
Ligji nr. 8532, datë 14 tetor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8532
- Data e miratimit
- 14 tetor 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 28, 8 nëntor 1999
- Hyn në fuqi
- 8 nëntor 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 28, datë 1999-11-08
LIGJ
Nr.8532, datë 14.10.1999
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË KREDISË TË ZHVILLIMIT NDËRMJET
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE SHOQATËS NDËRKOMBËTARE PËR
ZHVILLIM (IDA) PËR PROJEKTIN E MIKROKREDISË”
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kusht etutës, me propozimin e Këshillit
të Ministrave
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja e kredisë së zhvillimit ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe
Shoqatës Ndërkombëtare për Zhvillim (IDA) për projektin e mikrokredisë”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi menjëherë.
Shpallur me dekretin nr.2458, datë 18.10.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
NUMRI I KREDISË 3253 ALB
MARRËVESHJE E KREDISË PËR ZHVILLIM
- Projekti i Mikroredisë -
MARRËVESHJE, datë 18 korrik 1999, midis Shqipërisë (Humarrësi) dhe SHOQATËS
NDËRKOMBËTARE PËR ZHVILLIM (Shoqata).
MEQË: (A) Huamarrësi, i kënaqur me përshtatshmërinë dhe përparësinë e Projektit të
përshkruar në Shtojcën 2 të kësaj Marrëveshjeje, ka kërkuar nga Shoqata që ta ndihmojë në
financimin e Projektit;
(B) Pjesët C dhe D të Projektit do të zbatohen nga Huamarrësi dhe Pjesët A dhe B të
Projektit do të zbatohen respektivisht nga Fondi i Financës Rurale (FFR) dhe Fondacioni Besa
(FB), të dy me ndihmën e Humarrësit dhe, si pjesë e kësaj ndihme, Huamarrësi do t’i dorëzojë
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.