Ligj

PËR NJË SHTESË NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8535, datë 18 tetor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8535
Data e miratimit
18 tetor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 29, 22 nëntor 1999
Hyn në fuqi
7 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1999-11-22

LIGJ

Nr.8535, datë 18.10.1999

PËR NJË SHTESË NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Pas nenit 526 shtohet neni 526/a me këtë përmbajtje:

“Fusha e zbatimit

Dispozitat e përgjithshme për ekzekutimin e detyrueshëm zbatohen për të gjitha llojet e titujve

ekzekutivë.

Me ligj mund të vihen rregulla të posaçme për ekzekutimin e detyrueshëm të titujve

ekzekutivë të caktuar, duke respektuar kërkesat e neneve 510, 511, 516, 520, 521, 523, 524, 545, 561

dhe 562 të këtij Kodi, edhe sikur të jenë tituj të fushave të veçanta të ekzekutimit të detyrueshëm sipas

këtij Kodi.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2466, datë 28.10.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.