PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË KODIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8536, datë 18 tetor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8536
- Data e miratimit
- 18 tetor 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 29, 22 nëntor 1999
- Hyn në fuqi
- 7 dhjetor 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 29, datë 1999-11-22
LIGJ
Nr.8536, datë 18.10.1999
PËR DISA SHTESA E NDRYSHIME NË KODIN CIVIL TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.7850, datë 29.7.1994 “Për Kodin Civil të Republikës së Shqipërisë” bëhen këto
shtesa e ndryshime:
Neni 1
Në nenin 499 shtohet paragrafi i tretë, me këtë përmbajtje:
“Dispozitat për kalimin e kredisë nuk zbatohen ndaj kredive që lidhen me transaksione
financiare, ndaj të cilave janë vendosur barrë siguruese, sipas kritereve të përcaktuara me ligj të
veçantë.”
Neni 2
Në nenin 546 shtohet një paragraf i dytë, me këtë përmbajtje:
“Dispozitat për pengun nuk zbatohen ndaj kredive që lidhen me transaksione financiare, ndaj
të cilave janë vendosur barrë siguruese, sipas kritereve të përcaktuara me ligj të veçantë.”
Neni 3
Neni 605 ndryshohet si më poshtë:
“Neni 605
Radha e preferimit
Paguhen me preferim, sipas radhitjes së tyre kreditë e mëposhtme:
a. kreditë që rrjedhin nga transaksionet financiare të siguruara me barrë siguruese për çmimin
e blerjes së një objekti të veçantë;
b. kreditë që rrjedhin nga pagat në marrëdhëniet e punës ose të shërbimit dhe detyrimet për
ushqim, por jo më shumë se për 12 muaj;
c. kreditë e sigurimeve shoqërore për kontributet e papaguara së bashku me kamatat, si dhe
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.