Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË SECI-T MBI BASHKËPUNIMIN PËR PARANDALIMIN DHE LUFTËN KUNDËR KRIMIT NDËRKUFITAR”

Ligji nr. 8541, datë 21 tetor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8541
Data e miratimit
21 tetor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 4 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
19 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 1999-12-04

LIGJ

Nr.8541, datë 21.10.1999

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË SECI-T MBI BASHKËPUNIMIN PËR

PARANDALIMIN DHE LUFTËN KUNDËR KRIMIT NDËRKUFITAR”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8371, datë

9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve e marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e SECI -t mbi bashkëpunimin për parandalimin dhe luftën kundër

krimit ndërkufitar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2471, datë 28.10.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

E SECI-T MBI BASHKËPUNIMIN PËR PARANDALIMIN DHE LUFTËN KUNDËR KRIMIT

NDËRKUFITAR

Qeveritë që nënshkruajnë këtë dokument, në vazhdim të referuara si “Palët”,

Duke dëshiruar të zmadhojnë dhe të rrisin gamën e bashkëpunimit të tyre brenda kontureve të

Iniciativës së Bashkëpunimit të Europës Juglindore;

Duke marrë në konsideratë rëndësinë e lidhjeve tregtare mes Palëve dhe me vende të tjera dhe

duke dëshiruar të kontribuojnë në zhvillimin harmonik të këtyre lidhjeve;

Duke pranuar interesin e tyre të ndërsjelltë për të luftuar krimin ndërkufitar dhe zhvilluar një

bashkëpunim më të ngushtë rajonal ndërmjet agjencive të tyre imponuese të ligjit;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.