Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES, DHE TË SHTESËS SË SAJ, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT VERIOR (NATO) PËR STATUSIN E NATO-S DHE TË PERSONELIT TË SAJ”

Ligji nr. 8543, datë 4 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8543
Data e miratimit
4 nëntor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 4 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
19 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 1999-12-04

LIGJ

Nr.8543, datë 4.11.1999

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES, DHE TË SHTESËS SË SAJ, NDËRMJET

REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT

VERIOR (NATO) PËR STATUSIN E NATO-S DHE TË PERSONELIT TË SAJ”

Në mbështetje të neneve 78 , 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8371, datë

9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Mar rëveshja, dhe shtesa e saj, ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe

Organizatës së Traktatit të Atlantikut Verior (NATO) për statusin e NATO-s dhe të personelit të saj”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2481, datë 9.11.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

MARRËVESHJA, DHE SHTESA E SAJ, NDËRMJET REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË DHE

ORGANIZATËS SË TRAKTATIT TË ATLANTIKUT VERIOR (NATO) PËR STATUSIN E

NATO-S DHE TË PERSONELIT TË SAJ

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe NATO-ja kanë rënë dakord për sa më poshtë :

1. Për qëllime të kësaj Marrëveshjeje, shprehjet që pasojnë do të kenë kuptimet si më poshtë:

- “NATO” ka kuptimin e Organizatës së Traktatit të Atllantikut të Veriut ( NATO),

organizmave anekse të saj, shtatmadhorive ushtarake të saj, forcave speciale të saj të krijuara dhe

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.