Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES DHE PROTOKOLLIT SHTESË “PËR RIJIMIN E FORCËS SHUMËKOMBËSHE TË EUROPËS JUGLINDORE””

Ligji nr. 8544, datë 4 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8544
Data e miratimit
4 nëntor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 4 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
19 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 1999-12-04

LIGJ

Nr.8544, datë 4.11.1999

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES DHE PROTOKOLLIT SHTESË “PËR RIJIMIN E

FORCËS SHUMËKOMBËSHE TË EUROPËS JUGLINDORE””

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës dhe të nenit 17 të ligjit nr.8371,

datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja dhe Protokolli shtesë “Për krijimin e Forcës Shumëkombëshe të

Europës Juglindore””, të nënshkruara përkatësisht më 26.9.1998 dhe 12.1.1999.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2482, datë 9.10.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani

MARRËVESHJA DHE PROTOKOLLI SHTESË "PËR KRIJIMIN E FORCËS

SHUMËKOMBËSHE TË EUROPËS JUGLINDORE"

Shtete-Palë të kësaj Marrëvshjeje, më poshtë konsiderohen Palë,

Duke riafirmuar vullnetin dhe dëshirën e tyre për synimet dhe parimet e Kartës së Kombeve të

Bashkuara,

Të vetëdijshëm për faktin që kooperimi politiko -ushtarak është bërë një element kyç në

forcimin e kapaciteteve të Europës në fushën e sigurimit dhe të mbrojtjes,

Me besimin që kooperimi dhe dialogu ndërmjet vendeve të rajonit të Europës Juglindore duhet

zhvilluar më tej,

Me vullnetin për të kontribuar në përmirësimin e ndërveprimit,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.