Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 “PËR ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Ligji nr. 8546, datë 5 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8546
Data e miratimit
5 nëntor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 31, 4 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
4 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 31, datë 1999-12-04

LIGJ

Nr.8546, datë 5.11.1999

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8436, DATË 28.12.1998 “PËR

ORGANIZIMIN E PUSHTETIT GJYQËSOR NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8436, datë 28.12.1998 “Për organizimin e pushtetit gjyqësor në Republikën e

Shqipërisë”, bëhen këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 5, fjala “ushtrohet” zëvendësohet me fjalën “përbëhet”.

Neni 2

Në nenin 14, paragrafi i fundit shfuqizohet.

Neni 3

Pas nenit 14 shtohen nenet 14/a dhe 14/b me këtë përmbajtje:

“Neni 14/a

1. Shërbimet ndihmëse në gjykatë drejtohen nga Kancelari dhe përmbushen nga sekretaria

gjyqësore, degët dhe sektorët e administratës, të ekonomisë, financës, informatizimit, regjistrimit dhe

ruajtjes së dokumenteve.

2. Përcaktimi i sektorëve dhe organikave për çdo gjykatë bëhet me urdhër të Ministrit të

Drejtësisë.”

Neni 14/b

1. Kancelari emërohet dhe shkarkohet nga Ministri i Drejtësisë.

2. Kancelar emërohet personi i cili është diplomuar jurist dhe që ka një përvojë pune në këtë

profesion prej jo më pak se pesë vjet.

3. Emërimi dhe shkarkimi i sekretarëve gjyqësore dhe i personelit administrativo -teknik të

shërbimeve të gjykatës bëhet nga Kryetari i Gjykatës, me propozim të Kancelarit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.