Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “KARTËS EUROPIANE TË AUTONOMISË VENDORE”

Ligji nr. 8548, datë 11 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8548
Data e miratimit
11 nëntor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 14 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
29 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 1999-12-14

LIGJ

Nr.8548, datë 11.11.1999

PËR RATIFIKIMIN E “KARTËS EUROPIANE TË AUTONOMISË VENDORE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet “Karta Europiane e Autonomisë Vendore”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2489, datë 23.11.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

KARTA EUROPIANE E AUTONOMISË VENDORE

HYRJE

Shtetet anëtare të Këshillit të Europës, nënshkruese të kësaj Karte,

Duke vlerësuar se qëllimi i Këshillit të Europës është realizimi i një bashkimi me të ngushtë

midis anëtarëve të tij për të ruajtur dhe zhvilluar idealet dhe parimet që janë pasuria e tyre e

përbashkët;

Duke vlerësuar se një nga mjetet për realizimin e këtij qëllimi është përfundimi i

marrëveshjeve në fushën administrative;

Duke vlerësuar se bashkësitë lokale janë një nga themelet kryesore të çdo regjimi demokratik;

Duke vlerësuar se e drejta e qytetarëve për të marrë pjesë në drejtimin e çështjeve publike bën

pjesë në parimet demokratike të përbashkëta për të gjitha shtetet anëtare të Këshillit të Europës;

Të bindur se në nivelin vendor kjo e drejtë mund të ushtrohet në mënyrë më të drejtpërdrejtë;

Të bindur se ekzistenca e bashkësive vendore të veshura me përgjegjësi efektive mundëson

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.