Ligj

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS “PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT, TË MAGAZINIMIT, TË PRODHIMIT DHE TË TRANSFERIMIT TË MINAVE KUNDËR PERSONIT (MKP) DHE PËR SHKATËRRIMIN E TYRE”

Ligji nr. 8547, datë 11 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8547
Data e miratimit
11 nëntor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 32, 14 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
29 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 32, datë 1999-12-14

LIGJ

Nr.8547, datë 11.11.1999

PËR RATIFIKIMIN E KONVENTËS “PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT, TË

MAGAZINIMIT, TË PRODHIMIT DHE TË TRANSFERIMIT TË MINAVE KUNDËR

PERSONIT (MKP) DHE PËR SHKATËRRIMIN E TYRE”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushte tutës dhe të nenit 17 të ligjit nr.8371,

datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit

të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet konventa “Për ndali min e përdorimit, të magazinimit, të prodhimit dhe të

transferimit të minave kundër personit (MKP) dhe për shkatërrimin e tyre”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2488, datë 23.11.1999 të Preside ntit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

KONVENTA PËR NDALIMIN E PËRDORIMIT, MAGAZINIMIT, PRODHIMIT DHE

TRANSFERIMIT TË MINAVE KUNDËR PERSONIT (MKP) DHE SHKATËRRIMIN E TYRE

HYRJE

Shtetet Palë

Të vendosura për t’u dhënë fund vuajtjeve dhe pasojave të shkaktuara nga MKP, të cilat vrasin

apo gjymtojnë me qindra njerëz në javë, kryesisht civilë të pafajshëm e të pambrojtur e sidomos

fëmijë, pengojnë zhvillimin ekonomik dhe rindërtimin, ndalojnë riatdhesimin e refugjatëve dhe

lëvizjen e njerëzve brenda vendit, si dhe kanë pasoja të rënda për vite me radhë pas vendosjes së tyre;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.