Ligj

STATUSI I DEPUTETIT

Ligji nr. 8550, datë 18 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 30 maj 2013.

Numri
8550
Data e miratimit
18 nëntor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 16 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
1 janar 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 1999-12-16

LIGJ

Nr.8550, datë 18.11.1999

STATUSI I DEPUTETIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi

deputetësh,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

MARRËDHËNIET JURIDIKE

Neni 1

Deputeti është përfaqësuesi i popullit në organin më të lartë ligjvënës, në Kuvendin e

Republikes së Shqipërisë. Ai vepron në emër të Kushtetutës dhe të ligjeve dhe i përmbahet betimit të

tij si deputet.

Neni 2

1. Deputeti i Kuvendit gëzon status të veçantë gjatë periudhës së ushtrimit të mandatit të

deputetit, status që buron nga Kushtetuta dhe nga ligjet.

2. Me status të deputetit kuptohet pozicioni që ka ai në marrëdhëniet juridike, në marrëdhëniet

me organet administrative shtetërore dhe organet e qeveris jes vendore, si dhe të drejtat dhe detyrimet

financiare dhe protokollare.

Neni 3

1. Deputeti gëzon imunitet që garantohet nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë.

2. Mandati i deputetit fillon, mbaron ose është i pavlefshëm kur vërtetohen kushtet e

parashikuara në nenin 71 të Kushtetutës.

3. Rastet e tjera të papajtueshmërisë së mandatit të deputetit, perveç atyre të parashikuara në

nenin 70 pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës, janë të barazvlefshme me ato të anëtarit të Këshillit të

Ministrave, parashikuar nga neni 103 i Kushtetutës.

Neni 4

1. Deputeti merr pjesë rregullisht në seanca plenare, në komisione si dhe në të gjithë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 24 dhjetor 2002 · 8988 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”
  2. 30 maj 2013 · 153/2013 · Për disa ndryshime në ligjin nr. 8550, datë 18.11.1999 “Statusi i deputetit”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.