Ligj

PËR AVOKATURËN E SHTETIT

Ligji nr. 8551, datë 18 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 29 dhjetor 2006.

Numri
8551
Data e miratimit
18 nëntor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 33, 16 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
31 dhjetor 1999
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 1999-12-16

LIGJ

Nr.8551, datë 18.11.1999

PËR AVOKATURËN E SHTETIT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

KREU I

DISPOZITA TË PËRGJITHSHME

Neni 1

Përfaqësimi dhe mbrojtja në gjyq e shtetit

1. Avokatura e Shtetit është person juridik dhe përfaqëson e mbron Republikën e Shqipërisë:

a) në çështjet gjyqësore, ku një organ qendror ose vendor i administratës publike është palë,

kundrejt një personi privat;

b) në çështjet gjyqësore, ku Republika e Shqipërisë është palë, kundrejt shteteve të tjera;

c) në çështjet gjyqësore, në të cilat Republika e Shqipërisë është palë para një gjykate

ndërkombëtare, me përjashtim të Gjykatës së Strasburgut.

2. Avokatura e Shtetit përfaqëson dhe mbron në gjyq interesat pasurore të shtetit për

investimet e tij në subjektet publike ose private.

3. Avokatura e Shtetit ushtron përfaqësimin dhe mbrojtjen në gjyq pa autorizim të posaçëm të

të përfaqësuarit.

4. Avokatura e Shtetit mund të ngarkojë organin e interesuar për të bërë mbrojtjen në shkallë

të parë.

5. Avokatura e Shtetit, bashkërendon punën me Prokurorinë për mbrojtjen në gjyq të shtetit

për ato çështje, ku zgjidhja e çështjes civile bëhet gjatë procesit penal.

6. Avokatura e shtetit për çështje që kërkojnë specializim dhe që janë të rëndësisë së veçantë

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 29 dhjetor 2006 · 9673 · Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.8551, datë 18.11.1999 “Për Avokaturën e Shtetit”

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.