PËR POLICINË E SHTETIT
Ligji nr. 8553, datë 25 nëntor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 3 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 24 qershor 2004.
- Numri
- 8553
- Data e miratimit
- 25 nëntor 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 33, 16 dhjetor 1999
- Hyn në fuqi
- 31 dhjetor 1999
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 33, datë 1999-12-16
LIGJ
Nr.8553, datë 25.11.1999
PËR POLICINË E SHTETIT
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Kuptimi
1. Policia e shtetit, në vijim e shprehur “Policia”, është institucion i administratës
shtetërore të Republikës së Shqipërisë, në varësi të Ministrit të Rendit Publik, që ka për mision të
mbrojë rendin dhe sigurinë publike, si dhe të garantojë zbatimin e ligjit.
2. Veprimtaria e Policisë bazohet në Kushtetutë, në aktet normative në zbatim të saj, si
dhe në aktet ndërkombëtare të pranuara në përputhje me të.
3. Policia ka organizim unik e të centralizuar, me shtrirje në të gjithë territorin e
Shqipërisë, si dhe është e depolitizuar. Ajo është person juridik, buxheti i së cilës është zë më vete
në buxhetin e Ministrisë së Rendit Publik.
4. Policia e realizon misionin e vet duke qenë e pranishme në publik ose edhe forcërisht,
në përputhje me statusin e përcaktuar në këtë ligj.
5. Veprimtaria e Policisë është e hapur për publikun, përveç rasteve të parashikuara në
ligj.
Neni 2
Pandryshueshmëria e statusit
1. Statusi i Policisë, i përcaktuar në këtë ligj, nuk ndryshon edhe në kushtet e gjendjes së
luftës, të gjendjes së jashtëzakonshme apo të rasteve të fatkeqësive natyrore.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Aktet që e ndryshojnë
- 25 korrik 2002 · 8933 · Për një shtesë në ligjin nr.8553, datë 25.11.1999 “Për Policinë e Shtetit”
- 26 qershor 2003 · 9089 · PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8553, DATË 25.11.1999 "PËR POLICINË E SHTETIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8933, DATË 25.7.2002
- 24 qershor 2004 · 9247 · PËR NJË NDRYSHIM NË LIGJIN NR.8553, DATË 25.11.1999, "PËR POLICINË E SHTETIT", I NDRYSHUAR
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.