Ligj

PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË BANKËS SË KURSIMEVE, SH.A.

Ligji nr. 8563, datë 22 dhjetor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 23 maj 2002.

Numri
8563
Data e miratimit
22 dhjetor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 38, 31 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
15 janar 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 38, datë 1999-12-31

LIGJ

Nr.8563, datë 22.12.1999

PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË BANKËS

SË KURSIMEVE, SH.A.

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Forma e privatizimit të Bankës së Kursimeve sh.a. do të jetë ajo e transferimit të së

drejtës së pronësisë 100 për qind të aksioneve të saj të tretëve, nëpërmjet shitjes, sipas formulës së

privatizimit të parashikuar në këtë ligj.

Neni 2

Formula e prvatizimit për Bankën e Kursimeve është si më poshtë:

1. Jo më pak se 35 për qind e aksioneve do t'i transferohen nëpërmjet shitjes një

investitori strategjik, me të cilin nënkuptohet një ose disa banka, që do të zgjidhen nëpërmjet

metodës së tenderit të hapur ndërkombëtar.

2. Jo më shumë se 49 për qind e aksioneve do t'u ofrohen nëpërmjet shitjes institucioneve

financiare ndërkombëtare.

3. Jo më shumë se 24 për qind e aksioneve do t'u ofrohen nëpërmjet shitjes me ofertë

publike personave fizikë dhe juridikë shqiptarë.

Neni 3

Transferimi i së drejtës të pronësisë së aksioneve do të bëhet vetëm me valutë.

Neni 4

Në rast se në përfundim të procedurave, sipas nenit 2 të këtij ligji, do të mbeten aksione

të patransferuara, pronari i tyre do të jetë shteti, i cili përfaqësohet me këtë cilësi nga Ministri i

Financave.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 23 maj 2002 · 8900 · Për një shtesë në ligjin nr. 8563, datë 22.12.1999 “Për përcaktimin e formës dhe formulës së privatizimit të Bankës së Kursimeve sha”, ndryshuar me ligjin nr. 8806, datë 17.5.2001

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.