Ligj

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË ASISTENCËS ADMINISTRATIVE PËR PARANDALIMIN, ZBULIMIN DHE NDËSHKIMIN E SHKELJEVE DOGANORE, NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË ITALISË

Ligji nr. 8555, datë 22 dhjetor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8555
Data e miratimit
22 dhjetor 1999
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 37, 31 dhjetor 1999
Hyn në fuqi
15 janar 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 37, datë 1999-12-31

LIGJ

Nr.8555, datë 22.12.1999

PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES SË ASISTENCËS ADMINISTRATIVE PËR

PARANDALIMIN, ZBULIMIN DHE NDËSHKIMIN E SHKELJEVE DOGANORE,

NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË

REPUBLIKËS TË ITALISË

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës dhe të nenit 17 të ligjit

nr.8371, datë 9.7.1998 "Për lidhjen e traktateve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare", me propozimin

e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Ratifikohet Marrëveshja e Asistencës Administrative për Parandalimin, Zbulimin dhe

Ndëshkimin e Shkeljeve Doganore, Ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së

Republikës të Italisë.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2507, datë 30.12.1999 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,

Rexhep Meidani

MARRËVESHJE

E ASISTENCËS ADMINISTRATIVE PËR PARANDALIMIN, ZBULIMIN DHE NDËSHKIMIN E

SHKELJEVE DOGANORE NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE

QEVERISË SË REPUBLIKËS TË ITALISË

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Italisë, këtej e tutje do t'u

referohemi si Palë Kontraktuese;

Duke konsideruar se shkeljet e legjislacionit doganor janë të patolerueshme për interesat e tyre

ekonomike, tregtare, fiskale, shoqërore, kulturore, industriale dhe bujqësore;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.