PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8474, DATË 14.4.1999 "PËR MIRATIMIN E NOMENKLATURËS DHE TË TARIFËS DOGANORE"
Ligji nr. 8558, datë 22 dhjetor 1999, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8558
- Data e miratimit
- 22 dhjetor 1999
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 36, 31 dhjetor 1999
- Hyn në fuqi
- 1 janar 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 36, datë 1999-12-31
LIGJ
Nr.8558, datë 22.12.1999
PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8474, DATË 14.4.1999 "PËR MIRATIMIN E
NOMENKLATURËS DHE TË TARIFËS DOGANORE"
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8474, datë 14.4.1999 "Për miratimin e nomenklaturës dhe të tarifës doganore"
bëhen këto ndryshime:
Neni 1
Në krerët dhe nënkrerët e tabelës nr.1 tarifa doganore prej 20 për qind ndryshohet dhe
zëvendësohet me tarifën doganore prej 18 për qind.
Neni 2
Në seksionin V, në kapitullin 27 me titull "Lëndët djegëse minerale, vajrat minerale dhe
produktet e distilimit të tyre; substancat bituminoze, dyllet minerale", tarifa doganore e kodeve
nr.2710 0066, 2710 0067 dhe 2710 0068 ndryshohet nga 20 për qind në 10 për qind.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi më 1 janar 2000.
Shpallur me dekretin nr.2513, datë 31.12.1999, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë,
Rexhep Meidani
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.