PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË STRATEGJISË SË SIGURIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8572, datë 27 janar 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8572
- Data e miratimit
- 27 janar 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 3, 3 janar 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 3, datë 2000-01-03
LIGJ
Nr.8572, datë 27.1.2000
PËR MIRATIMIN E DOKUMENTIT TË STRATEGJISË SË SIGURIMIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 12, 78, 83 pika 1, 168 e 169 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Strategjia e Sigurimit të Republikës së Shqipërisë synon përdorimin e të gjitha elementeve të fuqisë kombëtare për mbrojtjen dhe çuarjen përpara të interesave kombëtarë.
Zbatimi i strategjisë së sigurimit është përgjegjësi e të gjitha institucioneve qendrore e vendore.
Neni 2
Miratohet Dokumenti i Strategjisë së Sigurimit Kombëtar të Republikës së Shqipërisë.
Neni 3
Ngarkohet Këshilli i Ministrave të përgatisë projektligjet e nevojshme, sipas parashikimeve dhe afateve të vendosura në strategjinë e sigurimit dhe të miratojë aktet nënligjore të nevojshme për zbatimin e këtij dokumenti.
Neni 4
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
KRYETARI
Skënder Gjinushi
STRATEGJIA E SIGURIMIT
TË REPUBLIKES SË SHQIPËRISË
PËRMBAJTJA
Faqe
PJESA E PARË
KUADRI STRATEGJIK I SIGURIMIT………………………… 1
I. Mjedisi i sigurimit......................................... 1
II. Kërcënimet dhe rreziqet për sigurinë……………........ 2
III. Interesat kombëtarë........................................ 4
IV. Perspektiva e sigurimit.............……………………… 5
PJESA E DYTË
STRATEGJIA E SIGURIMIT…………………………………….. 6
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.