PËR TEATRIN
Ligji nr. 8578, datë 10 shkurt 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8578
- Data e miratimit
- 10 shkurt 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 4, 13 janar 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 4, datë 2000-01-13
LIGJ
NR.8578, DATË 10.2.2000
PËR TEATRIN
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
Neni 1
Objekti
Objekti i këtij ligji është përcaktimi i parimeve të përgjithshme që rregullojnë marrëdhëniet e organizimit, të funksionimit dhe të zhvillimit të sistemit teatror kombëtar.
Neni 2
Përkufizime
Në zbatim të këtij ligji, termat e mëposhtme kanë këto kuptime:
a) “Teatër” kuptohet ajo çka ndodh në shfaqje të gjallë e të drejtpërdrejtë ndërmjet artistit teatror dhe spektatorit.
b) “Vepër teatrore” kuptohet krijimi i gjallë artistik i një teksti, platforme, partiture a libreti, të përfunduar dhe të mundshëm për t’u shfaqur për së gjalli dhe drejtpërdrejt në publik.
c) “Veprimtari teatrore” kuptohet krijimi, prodhimi, ekzekutimi, tregtimi dhe shfrytëzimi i veprës teatrore, zhvillimi i vlerave kombëtare teatrore, edukimi teatror dhe shërbimet e lidhura me këtë veprimtari.
ç) “Artistë teatrorë” kuptohen të gjithë ata, vepra e të cilëve është e paracaktuar të komunikojë për së gjalli dhe drejtpërdrejt me një auditor të caktuar.
E gëzojnë këtë cilësi si artistët dhe bashkëpunëtorët e veprës teatrore, edhe artistët që shfaqen në publik.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.