PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN E ARTISTËVE INTERPRETUES DHE EKZEKUTUES, TË PRODHUESVE TË FONOGRAMAVE DHE TË ORGANIZMAVE TË RADIODIFUZIONIT
Ligji nr. 8579, datë 16 shkurt 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8579
- Data e miratimit
- 16 shkurt 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 6, 4 maj 2000
- Hyn në fuqi
- 19 maj 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2000-05-04
LIGJ
Nr. 8579, datë 16.2.2000
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË KONVENTËN NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN E ARTISTËVE INTERPRETUES DHE EKZEKUTUES, TË PRODHUESVE TË FONOGRAMAVE DHE TË ORGANIZMAVE TË RADIODIFUZIONIT
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën ndërkombëtare për mbrojtjen e artistëve interpretues dhe ekzekutues, të prodhuesve të fonogramave dhe të organizmave të radiodifuzionit”, nënshkruar në Romë, më 26 tetor 1961.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr. 2565, datë 28.2.2000, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
KONVENTA E ROMËS; 1961
KONVENTË NDËRKOMBËTARE PËR MBROJTJEN E ARTISTËVE INTERPRETUES OSE EKZEKUTUES, TË PRODHUESVE TË FONOGRAMEVE DHE TË ORGANIZMAVE TË RADIOFUZIONIT
Bërë në Romë, më 26 tetor 1961
Vendet kontraktuese, me dëshirën për të mbrojtur të drejtat e artistëve interpretues ose ekzekutues, të prodhuesve të fonogramave dhe të organizmave të radiodifuzionit,kanë rënë dakord si më poshtë vijon:
Neni 1
Mbrojtja e të drejtës së autorit
(Shënim: titujt u janë vënë neneve me qëllim që të lehtësohet identifikimi. Teksti i nënshkruar nuk përmban tituj.)
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.