Ligj

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8435, DATË 28.12.1998 “PËR SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJET 8508, DATË 7.7.1999; NR.8519, DATË 30.7.1999 DHE NR.8552, DATË 18.11.1999

Ligji nr. 8581, datë 17 shkurt 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8581
Data e miratimit
17 shkurt 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 4 maj 2000
Hyn në fuqi
19 maj 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2000-05-04

LIGJ

Nr. 8581, datë 17.2.2000

PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8435, DATË 28.12.1998 “PËR

SISTEMIN E TAKSAVE NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJET

8508, DATË 7.7.1999; NR.8519, DATË 30.7.1999 DHE NR.8552, DATË 18.11.1999

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8435, datë 28.12.1998 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë”,

ndryshuar me ligjet 8508, datë 7.7.1999; nr.8519, datë 30.7.199 9 dhe nr.8552, datë 18.11.1999 bëhen

këto shtesa dhe ndryshime:

Neni 1

Në nenin 2 shtohet pika 23 me këtë përmbajtje:

“23. Taksë e shitjes së pasurisë së luajtshme (automjetet).”

Neni 2

Në nenin 6, në pikën I “Taksat kombëtare” pas shkronjës “rr” shtohet shkronja “s” me këtë

përmbajtje:

“s. Taksa e shitjes së pasurisë së luajtshme (automjetet) është në masën 2 për qind të vlerës së

shitjes të pasurisë. Kjo taksë paguhet në çastin e kryerjes së aktit të shitjes.

Kjo taksë do të fillojë të zbatohet më 1 janar 2001.”

Neni 3

Në neni 8, në shkronjën “A. Për taksat kombëtare”, pikat 3 dhe 17 ndryshojnë, përkatësisht, si

vijon:

“3. Për taksën vjetore të tonazhit të automjeteve për aks 10 për qind

e cila ndahet:

- Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor 8 për qind

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.