Ligj

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.3.1998 “PËR STRATEGJINË E PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË”

Ligji nr. 8582, datë 23 shkurt 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8582
Data e miratimit
23 shkurt 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 6, 4 maj 2000
Hyn në fuqi
19 maj 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 6, datë 2000-05-04

LIGJ

Nr. 8582, datë 23.2.2000

PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8306, DATË 14.3.1998 “PËR STRATEGJINË E

PRIVATIZIMIT TË SEKTORËVE ME RËNDËSI TË VEÇANTË”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në nenin 4 të ligjit nr.8306, datë 14.3.1998 “Për strategjinë e privatizimit të sektorëve me

rëndësi të veçantë” shtohet paragrafi i dytë me këtë përmbajtje:

“Nuk do të konsiderohen pjesë të sektorëve me rëndësi të veçantë ndërmarrjet, shoqëritë

tregtare ose pjesë të tyre, të cilat kanë ndërprerë veprimtarinë ekonomike dhe kanë rezultat financiar

me humbje për mbi 3 vjet rresht. Këto raste përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.”

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr. 2568, datë 1.3.2000, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.