PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8339, DATË 30.4.1998, “PËR KRIJIMIN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”
Ligji nr. 8584, datë 15 mars 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8584
- Data e miratimit
- 15 mars 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 4 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 19 dhjetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2000-12-04
LIGJ
Nr. 8584, datë 15.3.2000
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8339, DATË 30.4.1998, “PËR
KRIJIMIN E AGJENCISË SË TRAJTIMIT TË KREDIVE”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8339, datë 30.4.1998 “Për krijimin e Agjencisë së Trajtimit të Kredive” bëhen
këto shtesa dhe ndryshime:
Neni 1
Në nenin 2, në fjalinë e parë, fjalët “… person juridik shtetëror…” zëvendësohen me fjalët “…
person juridik publik, me vetëfinancim…”.
Neni 2
Në nenin 3, pas shkronjës “b” shtohet shkronja “c” me këtë përmbajtje:
“Në rastet e përfundimit të pro cesit të privatizimit të një ban ke tregtare të nivelit të dytë, me
kapital tërësisht shtetëror, me urdhër të ministrit të Financav e, Agjencia trajton të gjitha detyrimet që
rrjedhin nga kreditë e dhëna nga banka përkatëse, pavarësisht nga burimi i kredisë.”
Neni 3
Në nenin 4, pas paragrafit të fundit, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Në rastin e privatizimit të bankave tregtare të nivelit të dytë, me kapital tërësisht shtetëror,
Agjencia merr në dorëzim praktikat e kredive, si dhe tepricat e llogarive për secilën prej tyre, sipas
gjendjes së pasqyruar në bilancin e paraqitur për privatizimin e bankës përkatëse.”
Neni 4
Në nenin 5 shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.