Ligj

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8588, datë 15 mars 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 18 dhjetor 2014.

Numri
8588
Data e miratimit
15 mars 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 4 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
19 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2000-12-04

LIGJ

Nr. 8588, datë 15.3.2000

PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS

SË SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 6, 81 pika 2 shkronja “a” dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me

propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

KREU I

ORGANIZIMI DHE FUNKSIONIMI I GJYKATËS SË LARTË

Neni 1

Përbërja e Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë përbëhet nga 17 gjyqtarë.

Neni 2

Selia e Gjykatës së Lartë

Gjykata e Lartë e ka selinë në Tiranë.

Neni 3

Kushtet për t’u emëruar gjyqtar i Gjykatës së Lartë

Gjyqtarët e Gjykatës së Lartë emërohen nga radhët e gjyqtarëve me vjetërsi jo më pak se 10

vjet ose nga radhët e juristëve të shquar, që e kanë ushtruar këtë profesion jo më pak se 15 vjet.

Neni 4

Procedura e emërimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

Gjyqtari i Gjykatës së Lartë emërohet nga Presidenti i Republikës, pasi është marrë më parë

pëlqimi i Kuvendit.

Neni 5

Mandati i gjyqtarit të Gjykatës së Lartë fillon me hyrjen në fuqi të dekretit të Presidentit për

emërimin e tij.

Mandati i Kryetarit të Gjykatës së Lartë llogaritet brenda mandatit të gjyqtarit të kësaj gjykate.

Neni 6

Mbarimi i parakohshëm i mandatit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë

Në rastet e parashikuara në nenin 139 të Kushtetutës, Kryetari i Gjykatës së Lartë ose çdo

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 30 maj 2013 · 151/2013 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr. 8588, datë 15.3.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës së Lartë të Republikës së Shqipërisë”
  2. 18 dhjetor 2014 · 177/2014 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR. 8588, DATË 15.3.2000, “PËR ORGANIZIMIN DHE FUNKSIONIMIN E GJYKATËS SË LARTË TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË”, TË NDRYSHUAR

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.