PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8433, DATË 21.12.1998 “PËR PËRCAKTIMIN E FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË BANKËS KOMBËTARE TREGTARE SH.A.”
Ligji nr. 8587, datë 15 mars 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8587
- Data e miratimit
- 15 mars 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 7, 4 dhjetor 2000
- Hyn në fuqi
- 19 dhjetor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2000-12-04
LIGJ
Nr. 8587, datë 15.3.2000
PËR DISA SHTESA NË LIGJIN NR.8433, DATË 21.12.1998 “PËR PËRCAKTIMIN E
FORMËS DHE TË STRUKTURËS SË FORMULËS SË PRIVATIZIMIT TË BANKËS
KOMBËTARE TREGTARE SH.A.”
Në mbështetje të neneve 78 e 83 pika 1 të Kushtetutës, me propo zimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Në ligjin nr.8433, datë 21.12.1998 “Për përcaktimin e formës dhe të strukturës së formulës së
privatizimit të Bankës Kombëtare Tregtare sh.a.” bëhen këto shtesa:
Neni 1
Në nenin 1, në rreshtin e dytë, pas fjalëve “nëpërmjet shitjes” , shtohen fjalët: “ose shitjes me
kusht ”
Po në këtë nen, pas paragrafit të parë, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Në rast se marrëveshja për transferimin e të drejtës së pronës isë të aksioneve të Bankës
Kombëtare Tregtare sh.a. do të bëhet me kushte, kjo marrëveshje duhet të miratohet nga Kuvendi.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2579, datë 27.3.2000, të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.