Ligj

PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES SË KONCENSIONIT TË FORMËS “BOT” PËR UZINËN E FERROKROMIT NË ELBASAN DHE PËR MINIERAT E KROMIT TË PRRENJASIT E POJSKËS, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË PUBLIKE DHE PRIVATIZIMIT DHE SHOQËRISË ITALIANE DARFO S.P.A.” DHE DHËNIEN E DISA STIMUJVE DHE GARANCIVE PËR KONCENSIONARIN E KËSAJ MARRËVESHJEJE

Ligji nr. 8590, datë 23 mars 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8590
Data e miratimit
23 mars 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 7, 4 dhjetor 2000
Hyn në fuqi
19 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 7, datë 2000-12-04

LIGJ

Nr. 8590, datë 23.3.2000

PËR MIRATIMIN E “MARRËVESHJES SË KONCENSIONIT TË FORMËS “BOT” PËR UZINËN E FERROKROMIT NË ELBASAN DHE PËR MINIERAT E KROMIT TË PRRENJASIT E POJSKËS, NDËRMJET MINISTRISË SË EKONOMISË PUBLIKE DHE PRIVATIZIMIT DHE SHOQËRISË ITALIANE DARFO S.P.A.” DHE DHËNIEN E DISA STIMUJVE DHE GARANCIVE PËR KONCENSIONARIN E KËSAJ MARRËVESHJEJE

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Miratohet “Marrëveshja e koncensionit e formës “BOT” për Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe Shoqërisë Italiane DARFO s.p.a.”, sipas marrëveshjes që i bashkëlidhet këtij ligji.

Neni 2

Në “Marrëveshjen e koncensionit të formës “BOT” për Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe për minierat e kromit të Prrenjasit e Pojskës, ndërmjet Ministrisë së Ekonomisë Publike dhe Privatizimit dhe Shoqërisë Italiane DARFO s.p.a., kjo e fundit, me cilësinë e palës koncensionare, nëpërmjet shoqërisë koncensionare të themeluar prej saj, për një afat kohor katërvjeçar, sipas marrëveshjes së koncensionit, përjashtohet nga detyrimet e taksës doganore edhe TVSH-ja për makineritë, linjat e pajisjet që do të përdoren për investime, sipas projektit.

Neni 3

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.