PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 “PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8163, DATË 7.11.1996 DHE LIGJIN NR.8368, DATË 9.7.1998
Ligji nr. 8591, datë 28 mars 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8591
- Data e miratimit
- 28 mars 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 28 prill 2000
- Hyn në fuqi
- 13 maj 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2000-04-28
LIGJ
Nr. 8591, datë 28.3.2000
PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.7665, DATË 21.1.1993 “PËR ZHVILLIMIN E ZONAVE
QË KANË PËRPARËSI TURIZMIN”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8163, DATË 7.11.1996
DHE LIGJIN NR.8368, DATË 9.7.1998
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Në ligjin nr.7665, datë 21.1.1993 “Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”,
ndryshuar me ligjin nr.8163, datë 7.11.1996 dhe nr.8368, datë 9 .7.1998 shtohet neni 6/1 me këtë
përmbajtje:
“Shtyhet deri më 31.12.2001 koha e përfitimit të së drejtës për përjashtimet doganore, vetëm
për qëllimin e kryerjes së investimit për investitorët që gëzoj në titullin “person i stimuluar” dhe
përpara datës 7.11.1996 kanë lidhur marrëveshje zhvillimi në bazë të ligjit nr.7665, datë 21.1.1993
“Për zhvillimin e zonave që kanë përparësi turizmin”. Kjo shtyrje afati përcaktohet varësisht nga koha
e humbur e këtyre përfitimeve, deri më datë 28.3.2000.”
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2590, datë 5.4.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.