PËR EMETIMIN E BONOVE TË THESARIT ME TERMA E KUSHTE TREGTARE
Ligji nr. 8592, datë 30 mars 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8592
- Data e miratimit
- 30 mars 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 28 prill 2000
- Hyn në fuqi
- 13 maj 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2000-04-28
LIGJ
Nr. 8592, datë 30.3.2000
PËR EMETIMIN E BONOVE TË THESARIT ME TERMA E KUSHTE TREGTARE
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Detyrimet e palës shqiptare për kapitalin e saj të papaguar në Bankën Italo-Shqiptare
plotësohen nëpërmjet pagimit në cash ose emetimit të bonove të thesarit me terma dhe kushte tregtare.
Emetimi i tyre bëhet në lekë, me kursin e Bankës së Shqipërisë ditën e emetimit. Termat dhe kushtet e
emetimit të bonove të thesarit përcaktohen me vendim të Këshillit të Ministrave.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2591, datë 5.4.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.