Ligj

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8437, DATË 28.12.1998 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8507, DATË 7.7.1999

Ligji nr. 8595, datë 6 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8595
Data e miratimit
6 prill 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 28 prill 2000
Hyn në fuqi
13 maj 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2000-04-28

LIGJ

Nr. 8595, datë 6.4.2000

PËR DISA NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8437, DATË 28.12.1998 “PËR AKCIZAT NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8507, DATË 7.7.1999

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8437, datë 28.12.1998 “Për akcizat në Republikën e Shqipërisë”, ndryshuar me ligjin nr.8507, datë 7.7.1999 bëhen këto ndryshime:

Neni 1

Në nenin 3, në kapitullin 33, në Kodin N.C. 33.3.0090, në pikën “F”, fjala “Deodorante” zëvendësohet me fjalët “Ujëra tualeti”.

Neni 2

Neni 4 ndryshohet si vijon:

“Për mallrat e prodhuara në vend, akciza e të cilave paguhet me përqindje, llogaritja e akcizës bëhet në bazë të çmimit para tatimit.

Për mallrat e importuara, akciza e të cilave paguhet me përqindje, llogaritja e akcizës bëhet në bazë të vlerës doganore plus taksën doganore”.

Neni 3

Neni 10 ndryshohet si vijon:

“Shkeljet e parashikuara në nenin 9 të këtij ligji, kur nuk përbëjnë vepër penale formojnë kundërvajtje administrative dhe dënohen me gjobë si vijon:

- Fshehja dhe falsifikimi i akcizave përveç detyrimit të pagimit të akcizës dënohet edhe me një gjobë të barabartë me shumën e kësaj akcize.

- Mbajtja e gabuar e llogarive dënohet me gjobë nga 5 000 (pesë mijë) deri në 10 000 (dhjetë mijë) lekë.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.