PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR SIGURIMIN E PERSONELIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA DHE ATIJ SHOQËRUES”
Ligji nr. 8596, datë 6 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8596
- Data e miratimit
- 6 prill 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 9, 28 prill 2000
- Hyn në fuqi
- 13 maj 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2000-04-28
LIGJ
Nr. 8596, datë 6.4.2000
PËR ADERIMIN E REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË NË “KONVENTËN PËR SIGURIMIN E PERSONELIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA DHE ATIJ SHOQËRUES”
Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, dhe të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe të marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën për sigurimin e personelit të Kombeve të Bashkuara dhe atij shoqërues”.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2603, datë 19.4.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
KONVENTA PËR SIGURIMIN E PERSONELIT TË KOMBEVE TË BASHKUARA DHE ATIJ SHOQËRUES
Asambleja e përgjithshme
Duke menduar se kodifikimi dhe zhvillimi progresiv i së drejtës ndërkombëtare kontribuon në vënien në jetë të qëllimeve dhe të parimeve të përcaktuar në nenin 1 dhe 2 të Kartës së Kombeve të Bashkuara,
Seriozisht të shqetësuara për shtimin e numrit të sulmeve mbi personelin e Kombeve të Bashkuara dhe atij shoqërues, që ka shkaktuar vdekjen ose dëmtimin e rëndë,
Duke patur parasysh se operacionet e Kombeve të Bashkuara mund të kryhen në situata që paraqesin rrezik për sigurimin e personelit të Kombeve të Bashkuara dhe atij shoqërues,
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.