Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8602, datë 10 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8602
Data e miratimit
10 prill 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 28 prill 2000
Hyn në fuqi
13 maj 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2000-04-28

LIGJ

Nr. 8602, datë 10.4.2000

PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS PENALE TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në Kodin e Procedurës Penale, neni 13 paragrafi i dytë ndryshohet si vijon:

“2. Gjykatat e rretheve dhe ato ushtarake gjykojnë me trup gjyk ues të përbërë nga një gjyqtar i

vetëm kur shqyrtojnë vepra penale për të cilat parashikohet dënim me gjobë ose burgim në maksimum

jo më të lartë se pesë vjet. Veprat e tjera penale gjykohen me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë.”

Neni 2

Dispozitë kalimtare

Kundërvajtjet penale që janë në gjykim në ditën e hyrjes në fuq i të këtij ligji dhe që sipas tij

duhet të gjykohen nga një gjyqtar i vetëm, do të vazhdojnë të gjykohen nga gjyqtari që ka kryesuar

trupin gjykues, duke u njohur të vlefshme veprimet procedurale të kryera deri në atë çast.

Krimet që janë në gjykim në ditën e hyrjes në fuqi të këtij ligji dhe për të cilat parashikohet

dënim me gjobë ose burgim në maksimum jo më të lartë se pesë vjet, do të vazhdojnë të gjykohen nga

një trup gjykues i përbërë nga tre gjyqtarë.

Neni 3

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2600, datë 17.4.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep

Meidani.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.