PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8270, DATË 23.12.1997 “PËR KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT”
Ligji nr. 8599, datë 10 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8599
- Data e miratimit
- 10 prill 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 15, 21 qershor 2000
- Hyn në fuqi
- 6 korrik 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 15, datë 2000-06-21
LIGJ
Nr. 8599, datë 10.4.2000
PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8270, DATË 23.12.1997 “PËR
KONTROLLIN E LARTË TË SHTETIT”
Në mbështetje të neneve 81, 83 pika 1, 162-165 të Kushtetutës, me propozimin e një grupi
deputetësh,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Në ligjin nr.8270, datë 23.12.1997 “Për Kontrollin e Lartë të Shtetit” bëhen këto shtesa e
ndryshime:
Neni 1
- Në nenin 1, pas paragrafit të parë, shtohet një paragraf me këtë përmbajtje:
“Kontrolli i Lartë i Shtetit është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomi ko-financiar në
Republikën e Shqipërisë”.
Në paragrafin e dytë hiqen fjalët: “Kontrolli i Lartë i Shtetit është një organizëm i pavarur
kontrolli i Republikës së Shqipërisë”.
Neni 2
Neni 5 ndryshohet si vijon:
“Konfliktet e kompetencave midis Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe institucioneve të tjera
shtetërore (publike) zgjidhen nga Gjykata e Apelit.”
Neni 3
Neni 7 ndryshohet si vijon:
“Kontrolli i Lartë i Shtetit në përputhje me kompetencat e tij kontrollon:
a) veprimtarinë ekonomike e financiare të institucioneve shtetërore e të personave të tjerë
juridikë shtetërorë;
b) përdorimin dhe mbrojtjen e fondeve shtetërore nga organet e pushtetit qendror dhe vendor;
c) veprimtarinë ekonomike të personave juridikë, në të cilët shteti ka më shumë se gjysmën e
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.