Ligj

PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

Ligji nr. 8601, datë 10 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8601
Data e miratimit
10 prill 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 9, 28 prill 2000
Hyn në fuqi
13 maj 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 9, datë 2000-04-28

LIGJ

Nr. 8601, datë 10.4.2000

PËR NJË NDRYSHIM NË KODIN E PROCEDURËS CIVILE TË REPUBLIKËS SË

SHQIPËRISË

Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me pro pozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Neni 1

Në Kodin e Procedurës Civile, neni 35 paragrafi i parë ndryshohet si vijon:

“Gjykata e rrethit gjykon me trup gjykues të përbërë nga një gjyqtar ose tre gjyqtarë.

Me trup gjykues të përbërë nga tre gjyqtarë gjykohen këto çështje:

a. Paditë për njohjen e të drejtës së pronësisë dhe të të drejtave reale mbi sendet e paluajtshme.

b. Paditë për kërkimin e sendeve të paluajtshme dhe pjesëtimin e tyre.

c. Paditë për pavlefshmërinë e veprimeve juridike, kur objekti i tyre është mbi 5 milionë lekë.

ç. Paditë për njohjen, kërkimin dhe pjesëtimin e trashëgimisë, kur vlera e padisë është mbi 5

milionë lekë.

d. Paditë që rrjedhin nga mosekzekutimi ose ekzekutimi jo në mënyrë të plotë i detyrimeve për

shpërblimin e dëmit, për begatimin pa shkak dhe për pagimin e padetyruar, kur vlera e padisë është

mbi 5 milionë lekë.

dh. Paditë që rrjedhin nga mosmarrëveshjet tregtare të parashikuara nga neni 334 i këtij Kodi.

e. Paditë për kundërshtimin e akteve administrative, me përjash tim të atyre që rregullojnë

marrëdhëniet e punës ose që përmbajnë detyrime në të holla deri në 5 milionë lekë.

ë. Paditë për shpalljen e zhdukjes ose të vdekjes së personit.

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.