Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 “PËR REZERVAT UJORE”

Ligji nr. 8605, datë 20 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8605
Data e miratimit
20 prill 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 10, 5 shtator 2000
Hyn në fuqi
20 shtator 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2000-09-05

LIGJ

Nr.8605, datë 20.4.2000

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8093, DATË 21.3.1996 “PËR REZERVAT UJORE”

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Në ligjin nr.8093, datë 21.3.1996 “Për rezervat ujore” bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Në nenin 61 shtohen tre paragrafë me këtë përmbajtje:

“Për shkeljet e parashikuara në nenin 14 pika 1 shkronja “ë” dhe në nenet 20, 24 paragrafi 1 dhe 2, 47, 48, 49 dhe 50 të këtij ligji, kundërvajtësi dënohet nga Kryetari i Degës së Policisë së Ndërtimit në rreth në varësi të shkallës së shkeljes, me:

gjobë deri në 500 lekë;

pezullim të veprimtarisë deri në 60 ditë;

c) sekuestrim të mjeteve dhe pajisjeve të punës, si dhe të materialit inert gjendje, të grumbulluar e të fraksionuar.

Policia e Ndërtimit ka të drejtë t’i propozojë sipas rastit organit kompetent heqjen e licencës profesionale dhe të lejes së veprimtarisë përkatëse të shoqërive që shkelin dispozitat e mësipërme.

Kundër vendimit të Kryetarit të Degës së Policisë të Ndërtimit në rreth bëhet ankim te Drejtori i Policisë së Ndërtimit brenda 5 ditëve nga data e komunikimit të vendimit.

Neni 2

Neni 69 ndryshohet si vijon:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.