PËR DHËNIEN E DISA STIMUJVE DHE TË GARANCIVE PËR KONCENSIONARIN, NË KONTRATËN E KONCENSIONIT TË FORMËS “ROO” TË UZINËS SË SUPERFOSFATIT NË LAÇ
Ligji nr. 8604, datë 20 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8604
- Data e miratimit
- 20 prill 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 10, 5 shtator 2000
- Hyn në fuqi
- 20 shtator 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 10, datë 2000-09-05
LIGJ
Nr.8604, datë 20.4.2000
PËR DHËNIEN E DISA STIMUJVE DHE TË GARANCIVE PËR KONCENSIONARIN, NË
KONTRATËN E KONCENSIONIT TË FORMËS “ROO” TË UZINËS SË SUPERFOSFATIT
NË LAÇ
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të
Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOS I:
Neni 1
Shoqëria “Evertrade, Shqipëri” e themeluar prej shoqërisë franc eze “Evertrade s.a.”, palë në
kontratën e koncensionit në formën “ROO” me Ministrinë e Ekonomisë Publike dhe të Privatizimit për
Uzinën e Superfosfatit sh.a. Laç për një afat 3-vjeçar sipas kontratës së koncensionit, përjashtohet nga
detyrimet vijuese:
- nga tatim fitimi;
- nga taksa doganore dhe TVSH-ja për importin e makinerive, pajisjeve dhe të lëndëve të para
për realizimin e projektit.
Neni 2
Me hyrjen në fuqi të kontratës së koncensionit, detyrimet e Uzi nës së Superfosfatit në Laç,
prej 135 milionë lekësh, trajtohen me vendim të veçantë të Këshillit të Ministrave.
Neni 3
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2612, datë 28.4.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep
Meidani.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.