PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KISHËS KATOLIKE NË SHQIPËRI PËR NDËRTIMIN DHE ADMINISTRIMIN E SPITALIT “ZONJA E KËSHILLIT TË MIRË””
Ligji nr. 8608, datë 27 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8608
- Data e miratimit
- 27 prill 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 13, 19 maj 2000
- Hyn në fuqi
- 3 qershor 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2000-05-19
LIGJ
Nr. 8608, datë 27.4.2000
PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE KISHËS KATOLIKE NË SHQIPËRI PËR NDËRTIMIN DHE ADMINISTRIMIN E SPITALIT “ZONJA E KËSHILLIT TË MIRË””
Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
Neni 1
Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Kishës Katolike në Shqipëri për ndërtimin dhe administrimin e spitalit “Zonja e Këshillit të Mirë””.
Neni 2
Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.
Shpallur me dekretin nr.2619, datë 11.5.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.
AKTMARRËVESHJE
Në datën njëzet e nëntë të muajit shtator të vitit njëmijë e nëntëqind e nëntëdhjetë e tre, në prani të SH.T.Dr.Besim Nuri, zëvendësministër i Shëndetësisë dhe SH.T. Imzot Ivan Dias, Nunci Apostolik i Shqipërisë lidhet akti i mëposhtëm
mes
Qeverisë së Republikës të Shqipërisë, nëpërmjet Ministrisë së saj të Shëndetësisë, i përfaqësuar sipas qëllimeve të aktit prezent nga SH.T.Dr. Tritan Shehu, Ministër i Shëndetësisë
nga njëra anë
dhe
Kishës Katolike në Shqipëri, e përfaqësuar nga SH.T.Imzot Rrok Mirdita, Arqipeshkëv i Durrësit dhe Tiranës,
nga ana tjetër
parashtrohet
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.