Ligj

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8081, DATË 7.3.1996 “PËR VEPRIMTARITË E SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN NR.8458, DATË 11.2.1999

Ligji nr. 8606, datë 27 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8606
Data e miratimit
27 prill 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 19 maj 2000
Hyn në fuqi
3 qershor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2000-05-19

LIGJ

Nr. 8606, datë 27.4.2000

PËR DISA NDRYSHIME DHE SHTESA NË LIGJIN NR.8081, DATË 7.3.1996 “PËR

VEPRIMTARITË E SIGURIMIT DHE TË RISIGURIMIT”, NDRYSHUAR ME LIGJIN

NR.8458, DATË 11.2.1999

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të

Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOS I:

Në ligjin nr.8081, datë 7.3.1996 “Për veprimtaritë e sigurimit dhe të risigurimit”, ndryshuar

me ligjin nr.8458, datë 11.2.1999 bëhen këto ndryshime dhe shtesa:

Neni 1

Neni 23 ndryshohet si vijon:

“Shoqëritë e sigurimit dhe/ose të risigurimit duhet të kenë një kapital themeltar, pa përfshirë

kontributet në natyrë, jo më të vogël se shumat e përcaktuara sipas grupeve të sigurimit:

a) 100 milionë lekë, nëse shoqëria ushtron veprimtarinë në një ose më shumë prej grupeve 10

deri në 15 (përfshirë grupin 15) të shtojcës së këtij ligji;

b) 60 milionë lekë, nëse shoqëria ushtron veprimtarinë në një o se më shumë prej grupeve 1

deri në 8 (përfshirë grupin 8) dhe 16 e 18 të shtojcës së këtij ligji;

c) 50 milionë lekë, nëse shoqëria ushtron veprimtarinë në një o se më shumë prej grupeve 9

dhe/ose 17 të shtojcës së këtij ligji;

ç) 120 milionë lekë, nëse shoqëria ushtron veprimtarinë për sig urimin e jetës në një ose më

shumë prej grupeve 19 deri 22 (përfshirë grupin 22).

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.