Ligj

STATUSI I DËSHMORIT TË ATDHEUT

Ligji nr. 8607, datë 27 prill 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 2 akte që e ndryshojnë, më i fundit i datës 27 nëntor 2006.

Numri
8607
Data e miratimit
27 prill 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 13, 19 maj 2000
Hyn në fuqi
3 qershor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 13, datë 2000-05-19

LIGJ

Nr. 8607, datë 27.4.2000

STATUSI I DËSHMORIT TË ATDHEUT

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Në nderim të të rënëve në luftën për liri dhe pavarësi të Shqipërisë, miratohet “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, i cili përcakton nocionin, kriteret, të drejtat dhe detyrimet që rrjedhin prej tij.

Neni 2

Statusi i Dëshmorit të Atdheut u njihet:

a) personave të rënë në luftë për liri dhe pavarësi kombëtare para 28 nëntorit 1912 dhe shtetasve shqiptarë që kanë rënë në luftë për mbrojtjen e integritetit territorial, të lirisë dhe pavarësisë të Shqipërisë para 7 prillit 1939;

b) shtetasve shqiptarë që kanë marrë pjesë me armë në dorë ose në formë të organizuar në Luftën Antifashiste Nacionalçlirimtare (7 prill 1939 deri më 29 nëntor 1944) dhe kanë rënë duke luftuar kundër pushtuesve nazifashistë dhe bashkëpunëtorëve të tyre; që kanë vdekur për shkak të plagëve të marra në luftë ose janë ekzekutuar, ose kanë vdekur nga torturat në burgje e kampe përqëndrimi nazifashiste deri më 9 maj 1945;

c) shtetasve shqiptarë, pjesëtarë të formacioneve ushtarake të Ushtrisë Nacionalçlirimtare, që kanë rënë në luftën kundër pushtuesve nazifashistë jashtë kufijve shtetëror, deri më 9 maj 1945;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 17 qershor 2004 · 9243 · PËR NJË SHTESË NË LIGJIN NR.8607, DATË 27.4.2000 "STATUSI I DËSHMORIT TË ATDHEUT"
  2. 27 nëntor 2006 · 9650 · Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.8607, datë 27.4.2000 “Statusi i Dëshmorit të Atdheut”, të ndryshuar

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.