KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Ligji nr. 8609, datë 8 maj 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.
- Numri
- 8609
- Data e miratimit
- 8 maj 2000
- Botuar në Fletoren Zyrtare
- nr. 12, 13 maj 2000
- Hyn në fuqi
- 28 maj 2000
- Teksti zyrtar
- Qendra e Botimeve Zyrtare
Fillimi i tekstit
Lloji: Ligj
Fletore Zyrtare: nr. 12, datë 2000-05-13
LIGJ
Nr.8609, datë 8.5.2000
KODI ZGJEDHOR I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
Në mbështetje të neneve 81 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,
KUVENDI
I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
VENDOSI:
PJESA E PARË
PËRKUFIZIME DHE PARIME
Neni 1
Qëllimi i këtij Kodi
Ky Kod ka për qëllim përcaktimin e rregullave:
a) për votimin për zgjedhjet për Kuvendin, për organet e qeverisjes vendore dhe në referendum;
b) për organizimin dhe funksionimin e komisioneve të zgjedhjeve;
c) për përgatitjen dhe rishikimin e listave të zgjedhësve;
ç) për caktimin e zonave zgjedhore;
d) për regjistrimin e subjekteve zgjedhore dhe financimin e tyre;
dh) për pasqyrimin e fushatave zgjedhore nga ana e mediave;
e) për zhvillimin dhe vlefshmërinë e referendumeve;
ë) për procedurat e votimit dhe të nxjerrjes së rezultateve të zgjedhjeve;
f) për shkeljet penale dhe administrative të dispozitave të këtij Kodi.
Neni 2
Përkufizime
Për qëllimet e këtij Kodi:
1. “Data e zgjedhjeve” është data e votimit, e caktuar me dekret të Presidentit të Republikës dhe nuk përfshin datën kur mund të zhvillohet një raund i dytë votimi.
2. “Institucione të posaçme” janë burgjet, vendet e paraburgimit, spitalet ose institucionet e tjera shëndetësore, që pranojnë pacientë për më shumë se tri ditë.
Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.
Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.