Ligj

PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE

Ligji nr. 8610, datë 17 maj 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë. Në arkiv ka 1 akt që e ndryshon, më i fundit i datës 19 qershor 2003.

Numri
8610
Data e miratimit
17 maj 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 14, 6 qershor 2000
Hyn në fuqi
6 dhjetor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 14, datë 2000-06-06

LIGJ

Nr. 8610, datë 17.5.2000

PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE

Në mbështetje të neneve 78 dhe 83 pika 1 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Qëllimi

Ky ligj ka për qëllim parandalimin e pastrimit të parave, të rrjedhura nga veprimtaria kriminale, si dhe luftën kundër krimit financiar.

Neni 2

Përkufizime

Përveçse kur përcaktohet ndryshe, në këtë ligj termat e mëposhtëm nënkuptojnë:

1.“Pastrim i parave” është qarkullimi dhe riqarkullimi i parave të rrjedhura nga veprimtari kriminale, më poshtë të quajtura “të papastra”.

Pastrimi i parave përfshin:

a) depozitimin, tjetërsimin, transferimin dhe /ose këmbimin e parave, me qëllim maskimin, fshehjen ose mohimin e përkatësisë apo origjinës së pasurisë, që rrjedh nga veprimtaria kriminale;

b) fitimin e së drejtës së pronësisë kur subjekti ka dijeni mbi çdo lloj pasurie, që rrjedh nga veprimtaria kriminale apo nëpërmjet përdorimit të parave të papastra;

c) ndërmjetësimin në favor të një personi tjetër për depozitimin, tjetërsimin, transferimin dhe/ose këmbimin e parave, me qëllim maskimin, fshehjen ose mohimin e përkatësisë apo origjinës së pasurisë, që rrjedh nga veprimtaria kriminale;

ç) pjesëmarrjen si ortak në personin juridik, me qëllim maskimin, fshehjen ose mohimin e përkatësisë apo origjinës së pasurisë, që rrjedh nga veprimtaria kriminale;

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Aktet që e ndryshojnë

  1. 19 qershor 2003 · 9084 · PËR DISA SHTESA DHE NDRYSHIME NË LIGJIN NR.8610, DATË 17.5.2000 "PËR PARANDALIMIN E PASTRIMIT TË PARAVE"

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.