Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE EKSPORTFINANS-ËS (ASA)”

Ligji nr. 8622, datë 14 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8622
Data e miratimit
14 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 16, 19 qershor 2000
Hyn në fuqi
4 korrik 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 16, datë 2000-06-19

LIGJ

Nr. 8622, datë 14.6.2000

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES SË HUASË NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE EKSPORTFINANS-ËS (ASA)”

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja e huasë ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Eksportfinans-ës (ASA)”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2661, datë 19.6.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani

MARRËVESHJE HUAJE E LIDHUR NË DATË 28.4.2000 MIDIS REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË PËRFAQËSUAR NGA QEVERIA E SHQIPËRISË (MË POSHTË

QUAJTUR HUAMARRËSI) DHE EKSPORTFINANS ASA, OSLO, NORVEGJI (MË

POSHTË REFERUAR EKSPORTFINANS)

HYRJE

Ndërsa Jakobsen Elektro (Ofruesi) dhe Korporata Elektro-Energjetike Shqiptare (KESH) (Blerësi) në 24 mars 2000 lidhën një kontratë (kontrata) për projektin: furnizimi dhe instalimi i bokseve metalike kolektive;

Ndërsa Eksportfinans i ka shprehur Ministrisë së Financave të RSh për këtë financim;

Ndërsa Eksportfinans ka vendosur financimin e kontratës së mësipërme me termat dhe kushtet e vendosura në këtë marrëveshje;

tani më poshtë bihet dakord mes palëve si vijon:

Neni 1

Përcaktime

1.1. Në këtë Marrëveshje:

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.