Ligj

PËR ADERIMIN NË “KONVENTËN E HAGËS”, “PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE DHE BASHKËPUNIMIN PËR BIRËSIMET JASHTË VENDIT””

Ligji nr. 8624, datë 15 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8624
Data e miratimit
15 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 7 nëntor 2000
Hyn në fuqi
22 nëntor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2000-11-07

LIGJ

Nr. 8624, datë 15.6.2000

PËR ADERIMIN NË “KONVENTËN E HAGËS”, “PËR MBROJTJEN E FËMIJËVE DHE BASHKËPUNIMIN PËR BIRËSIMET JASHTË VENDIT””

Në mbështetje të neneve 78,83 pika 1 dhe 21 të Kushtetutës dhe të ligjit nr. 8371, datë 9.7.1998, “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Republika e Shqipërisë aderon në “Konventën e Hagës “Për mbrojtjen e fëmijëve dhe bashkëpunimin për birësimet jashtë vendit””.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2667, datë 24.6.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

KONVENTA MBI MBROJTJEN E FËMIJËVE DHE BASHKËPUNIMIN PËR

BIRËSIMET JASHTË VENDIT

Shtetet nënshkruese të kësaj Konvente;

Duke pranuar se fëmija, për zhvillimin e plotë dhe të harmonishëm të personalitetit të tij, duhet të rritet në një mjedis familjar, në një atmosferë gëzimi, dashurie dhe mirëkuptimi,

Duke rikujtuar se çdo Shtet duhet të marrë me përparësi masat e duhura për të mundësuar që fëmija të mbetet në kujdesin e familjes së tij të origjinës,

Duke pranuar se birësimi jashtë vendit mund të ofrojë avantazhin e një familjeje të përhershme për një fëmijë, për të cilin nuk mund të gjëndet një familje e përshtatshme në Shtetin e tij të origjinës,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.