Ligj

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË HUNGARISË PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT, TRAFIKUT TË DROGËS DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Ligji nr. 8623, datë 15 qershor 2000, nga Kuvendi i Shqipërisë.

Numri
8623
Data e miratimit
15 qershor 2000
Botuar në Fletoren Zyrtare
nr. 18, 7 nëntor 2000
Hyn në fuqi
22 nëntor 2000
Teksti zyrtar
Qendra e Botimeve Zyrtare

Fillimi i tekstit

Lloji: Ligj

Fletore Zyrtare: nr. 18, datë 2000-11-07

LIGJ

Nr. 8623, datë 15.6.2000

PËR RATIFIKIMIN E “MARRËVESHJES NDËRMJET QEVERISË SË REPUBLIKËS TË SHQIPËRISË DHE QEVERISË SË REPUBLIKËS TË HUNGARISË PËR BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT, TRAFIKUT TË DROGËS DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR

Në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 121 të Kushtetutës dhe të ligjit nr.8371, datë 9.7.1998 “Për lidhjen e traktateve dhe marrëveshjeve ndërkombëtare”, me propozimin e Këshillit të Ministrave,

KUVENDI

I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

VENDOSI:

Neni 1

Ratifikohet “Marrëveshja ndërmjet Qeverisë së Republikës të Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës të Hungarisë për bashkëpunimin në luftën kundër terrorizmit, trafikut të drogës dhe krimit të organizuar”.

Neni 2

Ky ligj hyn në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Shpallur me dekretin nr.2666, datë 24.6.2000 të Presidentit të Republikës së Shqipërisë, Rexhep Meidani.

MARRËVESHJE

MIDIS QEVERISË SË REPUBLIKËS SË HUNGARISË MBI BASHKËPUNIMIN NË LUFTËN KUNDËR TERRORIZMIT, TRAFIKUT TË DROGËS DHE KRIMIT TË ORGANIZUAR.

Qeveria e Republikës së Shqipërisë dhe Qeveria e Republikës së Hungarisë, të quajtura më poshtë "Palë",

duke kërkuar të japin kontributin e tyre në zhvillimin e marrëdhënieve dypalëshe,

të bindura për rëndësinë e bashkëpunimit në luftën dhe parandalimin efikas të krimit të organizuar, veçanërisht krimet e lidhura me drogën, terrorizmin dhe trafikun e njerëzve,

Teksti i plotë dhe versioni i konsoliduar me ndryshimet janë për llogaritë e jus.al.

Kopje jozyrtare. Fuqi ligjore ka vetëm teksti i botuar në Fletoren Zyrtare. Statusin e aktit kontrollojeni te burimi zyrtar. Kjo nuk është këshillë juridike.